Ferrari 488 Spider, lumturon modelen (Foto)

Modelja e njohur Black Chyna ka prezantuar makinën e saj të re, një Ferrari 488 Spider.

Lifestyle

26/07/2017 13:00

Ajo postoi një foto të super-makinës, në profilin e saj në Instagram, ku shfaqej më e lumtur se kurrë.

Ferrari me ngjyrë të bardhë, me goma dhe kabinë të kuqe, i bërë me porosi, i ka kushtuar modeles 29 vjeçare, plot 272.700 dollarë.

Ende nuk dihet nëse Black Chyna e ka blerë vetë makinën luksoze, apo ka qenë një dhuratë nga i dashuri i saj, rreperi i ri Mechie. /Lajmi.net/