Feros nuk i vijnë sulmuesit që i ftoi, ja si veproi reperi

Reperi nga On Records, Fero, është sulmuar mbrëmë nga disa persona.

ShowBiz

21/03/2018 18:18

E tashmë, është bërë publike edhe videoja ku ai shihet se është rrahur nga këta njerëz, shkruan lajmi.net

Mirëpo, Fero nuk po mendon ta lë me kaq.

Ai në Instastory ka hedhur ca video ku tha se është afër Hotel Grand, duke i pritur ata të cilët sipas reperit duhet ta sulmojnë para syve e jo pas shpine.

Pos me video, Fero i thirri ata edhe përmes fotove.

Por, sulmuesit e tillë nuk i janë përgjigjur atij dhe tani që është errësuar, Fero ka hedhur një video ku tha se pasi është bërë errësirë ai po vazhdon rrugën e tij pasi që ata që e sulmuan nuk erdhën./Lajmi.net/

screenshot_1