Feronikeli shkarkon Sylejman Starovën, emëron trajner Zekrija Ramadanin

Vetëm tri xhiro i kanë mjaftuar kryesive të klubeve të Kosovës që të fillojnë të ndryshojnë trajnerët e ekipeve të Superligës.

Sport

02/09/2018 23:36

Pas Bekim Shotanit dhe tërheqjes së tij nga Ballkani tashmë edhe një trajner, më me renome figuron në listën e “viktimave” të startit të ngadalshëm.

Fjala është Sylejman Starovën, trajnerin nga Shqipëria, i cili nuk është më trajner i Feronikelit.

Ekipi nga Drenasi, madje nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur edhe trajnerin e ri që do të udhëheqë ata që nga xhiroja e ardhshme që në program është pas pauzës për ndeshjet e ekipeve kombëtare në Ligën e Kombeve.

Zekrija Ramadani eshte emru trajner i Niklit, pas shkarkimit të ekspertit nga Shqipëria. Lajmin e ka konfirmuart per SuperSport Presidenti i klubit Naser Ramaj.