Feronikeli përforcohet për Ligën e Kampionëve, transferon golashënuesin më të mirë të Superligës

Skuadra e Feronikelit është përforcuar me sulmuesin Blerand Kurtishaj.

Sport

28/05/2016 19:18

Feronikeli ka arritur marrëveshje me tashmë ish sulmuesin e Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj, përcjell Lajmi.net.

Kurtishaj e përfundoi sezonin në Superligë si realizatori më i mirë, duke shënuar 18 herë.

Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me kampionin e dy viteve të fundit në Kosovë.

Kujtojmë që “Nikli” do të luajë në kualifikime për Ligën e Kampionëve, ndërsa garën do ta nisë nga rrethi i parë kualifikues.