Feronikeli nuk arrin më shumë se barazim në Gjilan, Prishtina mbanë kreun

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e xhiros së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Sport

25/11/2018 15:26

Drita dhe Feronikeli kanë luajtur baras, me rezultatin 1:1 në këtë takim që është konsideruar si kryendeshja e javës.

Skuadra nga Drenasi dështoi që të marrë fitoren në këtë takim që do t’i siguronte kreun e tabelës.

Ishin pikërisht mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Lladrovcit, i cili me kokë realizoi golin nga një ndërprerje që u ekzekutua mjaftë mirë (41’).

Barazimi erdhi në minutën e 69’ nga Bujar Shabani i cili e nxori skuadrën të pamposhtur para tifozëve të saj.

Kësisoj, Feronikeli pozicionohet në vendin e dytë me 36 pikë, një më pak se Prishtina, kurse Drita në vendin e pestë me 23 pikë. /Lajmi.net/