Feronikeli në ndjekje të Prishtinës, mposht Ferizajn

Feronikeli ka arritur që ta mbaj hapin me Prishtinën, duke e mposhtur Ferizajn.

Sport

12/11/2018 15:25

Feronikeli e mposhti Ferizajn me rezultat 2:0, në javën e 15-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Golat për Feronikelin e shënuan, Kastriot Rexha në minutën e 15’ dhe  Artur Magani (34’), raporton “lajmi.net”.

Në pjesën e dytë, portat u mbajtën të paprekura, pasi që të dy skuadrat ishin të rezervuara.

Pas xhiros së 15-të, Feronikeli gjendet në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Ferizaj në të parafundit me 14 sosh. /Lajmi.net/