Feronikeli – Llapi, caktohet se në cilin stadium do të luhet ndeshja e Kupës

Ndeshja e 1/8 e finales së Kupës së Kosovës mes Feronikelit dhe Llapit, do të luhet nëm ‘Rexhep Rexhepi’.

Sport

14/02/2017 16:51

Në faqen zyrtare të skuadrës kampione te Kosovës, është bërë e ditur se ndeshja e Kupës me Llapin, do të luhet në Drenas, me fillim nga ora 12:30.

“DEFINITIVE : Feronikeli vs Llapi, luhet në “Rexhep Rexhepi”. Me 18 shkurt, ditë e shtune ora 12:30.1/8 e finalës së Kupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.