Feronikeli ‘kopjon’ Barcelonën, shikojeni rezultatin ndaj Hajvalisë

Feronikeli mposhti Hajvalinë me rezultat të thellë 6:1 në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

17/03/2017 15:55

Feronikeli kopjoi rezultatin e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain duke e mposhtur Hajvalinë me rezultat të thellë 6:1 në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Afrim Tovërlanit shënoi tri herë në pjesën e parë dhe po aq herë në të dytën për fitoren e radhës, përcjell “lajmi.net”.

Mark Milicaj realizoi dy herë, kurse Mendurim Hoti, Yll Hoxha dhe Fidan Gërbeshi shtuan golat e tjerë.

Hajvalia golin e vetëm e shënoi nëpërmjet Edison Kqikut. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6