Fero: Unë me vdek, nuk vdes veprimtaria

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet për publikun Fero shpesh befason me deklaratat që bën në rrjete sociale.

ShowBiz

09/10/2018 22:44

Ai komentohet më shumë nga mediat për deklaratat ‘bombastike’ se sa për karrierën e tij muzikore, shkruan lajmi.net

“Bona famë” është projekti i fundit i lansuar nga ai me të cilin u mirëprit nga fansat ku për pak ditë ka marrë mbi gjysmë milion klikime në kanalin, Youtube.

Në postimin e fundit Fero ka befasuar të gjithë teksa thotë se edhe nëse ai vdes mbetet gjallë veprimtaria e tij, ani pse reperi ka vetëm pak vite në skenë.

“Une me dek, s’dek veprimtaria”, ka shkruar Shabani në foton e hedhur në Instagram.

Sidoqoftë, reperi po pëlqehet tejet shumë nga publiku sidomos nga gjeneratat e reja. /Lajmi.net/

YouTube player