Fero publikon një pjesë të këngës “Kokaina”

Fero ka njoftuar që së shpejti do ta lansojë albumin e tij të ri.

ShowBiz

08/09/2018 20:21

Përmes rrjeteve sociale, ai ka zbuluar titujt e katër këngëve që do të jenë pjesë e këtij albumi, shkruan lajmi.net.

“Kokaina”, “Lek Lek”, “Kom me mrri”, “Shut shit down”; janë titujt e këngëve që reperi do t’i lansojë së shpejti.

Por, para se të dalin këto këngë, Fero ka premtuar për fansat publikimin e “Bona Fam”, e cila sipas tij do të jetë më ndryshe prej këngëve tjera.

Në Instagram, Fero ka publikuar një pjesë të këngës “Kokaina”, ku sipër videos shkroi “Ju thash ninstastory me qit 20 sekonda po per hater kejt fansav , dashamirve , shoqnis dashta me qit 50 sekonda mju tregu qe ja vlen me prit ALBUMIN ♥????”. /Lajmi.net/