Fero gati për këngën e re, por ka një dilemë

Fero aktualisht është në mesin e artistëve më aktiv në estradë.

ShowBiz

13/11/2018 12:06

Fero pas publikimit të këngës “Bona Famë”, ka vazhduar punën rreth këngëve të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka zbuluar edhe titullin e këngës së re, që është “Fol edhe 1 her”, por ka një dilemë rreth saj.

Ai në InstaStory ka pyetur fansat nëse duhet që ky projekt të jetë solo apo duet, pasi është në mëdyshje.

“FOL EDHE 1 HER TREGONUM A ME BO SOLO A BASHKPUNIM”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, projekti i tij i fundit “Bona famë”, i publikuar gjatë muajit tetor, ka marrë mbi 3 milionë klikime. /Lajmi.net/