Fernando ‘Ibrahimoviç’

Për disa muaj u përshkrua si dështak, dhe rrezikim i gabuar. Por, Fernando Llorente sot është një prej futbollistëve kryesor në formacionin bazë të Juventusit. Pesë gola të shënuar në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara të gjitha si titullar, së bashku me Carlos Tevezin. Ish ylli i Athletic Bilbaos ka filluar të pushtojë zemrat…

Sport

26/12/2013 15:50

Për disa muaj u përshkrua si dështak, dhe rrezikim i gabuar. Por, Fernando Llorente sot është një prej futbollistëve kryesor në formacionin bazë të Juventusit.

Pesë gola të shënuar në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara të gjitha si titullar, së bashku me Carlos Tevezin.

Ish ylli i Athletic Bilbaos ka filluar të pushtojë zemrat e tifozëve të Juventusit dhe tani ka zbuluar synimet e tij: Scudetto, Europa League dhe Coppa Italia.

“Ardhja në Juventus ka qenë vendimi më i mirë që mund të merrje. Më 2014, ëndërroj të fitoj Scudetton, Europa League dhe Coppa Italian me fanellën bardh e zi”, deklaroi Llorente gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Reprezentuesi spanjoll ka zbuluar se modeli i tij është një ish yll i Bianconerëve, Zlatan Ibrahimoviç.

“Mund të përmirësohem edhe shumë. Ibrahimoviç është një model për mua, inspirohem prej tij për të shënuar gola”, u shpreh Llorente.