Fermerit nga Drenasi i digjet stalla në vlerë mbi 4 mijë euro

Një fermeri nga Drenasi i është djegur stalla me ushqim bagëtish, ku vlera e dëmit, sipas ankuesit, është 4500 euro.

Lajme

03/10/2015 12:12

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, fermeri gjatë tentimi të fikur zjarrin ka pasur lëndime të lehta trupore, dhe pas ndihmës së parë  të marr në QKMF-Drenas është liruar.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Shkaqet e përfshirjes së stallës nga zjarri nuk janë bërë të ditura.