Fermat nënujore mund t’i shpëtojnë oqeanet nga vdekja (Foto)

Për çdo ditë bëhen hulumtime me qëllim që njerëzit të informohen rreth çdo gjëje që ka të bëjë me ta apo me planetin.

Fun

08/11/2015 15:59

Të themi të drejtën, oqeanet dhe jeta nënujore janë në rrezik. Përderisa shumica e njerëzve lexojnë për këtë dhe nuk e shohin si shumë të rëndësishme, disa njerëz përpiqen për të bërë diçka.

Bren Smith ishte një peshkatar dikur, para se ndryshimi klimatik të fillonte t’i shfaqte problemet e tij dhe të dëmtonte jetën nënujore.

Fenomeni i ngrohjes globale ka bërë që ai të mendoj rreth jetës së gjallesave ujore. Kështu, atij i erdhi një ide për të krijuar ferma nënujore që përdorin alga deti dhe butak për të krijuar ekosisteme të varura që e ‘restaurojnë’ oqeanin dhe format e tij të jetës, transmeton lajmi.net.

Pacific or Japanese Scallops being grown by a company called the Sea Vision Group based Courtney, BC, Canada. This company, founded and owned by scientist Steve Cross, uses a method of aquaculture called IMTA (Integrated Multi-Trophic Aquaculture) in which several species are grown near each other, each contributing to the other or working to help the ecosystem. The scallops here are grown next to kelp and oysters.

Të krijuara në brigjet e një ishulli të njohur si “Ishulli i Gjatë”, këto ferma mund të pastrojnë edhe ujin dhe t’i japin oqeanit një jetë të sigurt. Fermat u krijuan nga një organizatë e quajtur “Dallga e Gjelbër”, e cila i ka regjistruar fermat si “fermat oqeanike 3D”.

Sipas disa raporteve, ekziston frika se nëse nuk merren disa hapa serioz mbi jetën e gjallesave në oqeane, mund të ndodh një kolaps i madh i gjallesave ujore deri në vitin 2050.

Water-2

Fermat e varura përdorin kolonën e plotë të oqeanit, për të rritur alga dhe midhje. Këto janë specie të cilat e pastrojnë ujin dhe ofrojnë një vend të sigurt për gjallesat e oqeanit.

Sipas GreenWave, një fermë e tillë mund të filtrojë miliona galonë ujë të oqeanit në ditë. Dhe gjëja më e dobishme për këtë është se nuk ka nevojë për ujë të freskët.

Deri tani, rezultatet nga këto ferma po dalin të jenë pozitive! (lajmi.net)