Ferizaji inkuadrohet në Superligë, Vëllaznimi bie në Ligën e Parë

KF Ferizaji është inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

24/05/2018 18:45

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Vëllaznimin në përballjen e barazhit, pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, dhuroi emocione të mëdha, por jo edhe gola gjatë 90 minutave.

Koha e rregullt e ndeshjes, përfundoi 0-0.

Pa gola, përfunduan edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Fituesi i kësaj përballje u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.

Në penallti, më të saktë u treguan ferizajasit, që fituan 3:2./Lajmi.net/