Fëmija që e sulmuan qentë, jashtë rrezikut për jetë

Urim Tusha nga Ferizaj është fëmija që pak orë më parë është sulmuar nga qentë endacak.

Lajme

22/03/2015 20:19

E plotësuar: 7 vjeçari Urim Tusha nga Ferizaj është jashtë rrezikut për jetë.

Fëmija, të cilin e sulmuan qentë endacak sot pasdite në Ferizaj ndodhet ende në sallën e operimit.

Por, babai i tij, thotë për KosovaPress se mjekut u kanë thënë se gjithçka po shkon mirë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

______________________________

Ferizaj: Një fëmijë sulmohet nga qentë endacak, gjendja e tij e rëndë

Ai tashmë është dërguar në QKUK dhe është i lindur në vitin 2008. KosovaPress mëson se gjendja e tij është shumë e rëndë.

Ekipi kujdestar në QKUK bëjnë të ditur se po e përgatisin për ta futur në sallë.