Ferizaj merr 334 hektarë nga AKP

Me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj, Ferizajt do t’i kthehen në pronësi mbi 334 hektarë tokë që menaxhoheshin nga AKP-ja.

Lajme

13/08/2018 21:17

Ky vendim u mirëprit nga kryetari i komunës, Agim Aliu, i cili tashmë veç ka ide se çka do të investojë në këto toka.

Ai tha se me marrjen në shfrytëzim të këtyre tokave, komuna e Ferizajt do ta ketë më të lehtë që të aplikojë me projekte të ndryshme që mund të sjellin zhvillim ekonomik të qytetit.