Ferizaj, kërkohet personi që i humbi 1400 euro në një barnatore (Foto)

Pronari i barnatores “PriPharm” në Ferizaj ka bërë të ditur se dje më datën 20.06.2016 në ambientin e kësaj barnatoreje një personit i kanë rënë nga xhepi 1.400 euro.

Lajme

21/06/2016 17:03

Ky person ka qenë duke blerë barna dhe nga kamerat e sigurisë shihet qartë se përderisa ka nxjerrë kuletën i kanë rënë paratë.

Pronari ka kërkuar nga Gazeta Express të publikojë lajmin në mënyrë që personi që ka humbur paratë të vijë që ti marrë.

13499730-1379435442070649-1641904599-o_1466518549-7695967 13509395-1379435508737309-1515497243-o_1466518552-818048 13521641-1379435462070647-1182525346-n_1466518550-1861875