Ferizaj ia prish serinë e fitoreve Prishtinës, Drenica mposht Trepçën ‘89

Superliga e futbollit të Kosovës është rikthyer me dy ndeshje pas pushimit ndërkombëtar.

Sport

23/11/2018 15:41

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 16-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Superliga e futbollit të Kosovës është rikthyer me dy ndeshje pas pushimit ndërkombëtar.

Është skuadra e Ferizajit që ka arritur të ndalë në barazim 0-0 Prishtinën, duke ia prishur serinë e fitoreve skuadrës nga kryeqyteti.

Në ndeshjen tjetër, në stadiumin ‘Bajram Aliu’ skuadra e Drenicës ka arritur të mposht 3:0 Trepçën ’89./Lajmi.net/