Ferizaj: I dyshuari sulmon policin dhe tenton të ikë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh raporton se i dyshuari i gjinisë mashkullore nga Ferizaj është dërguar në mbajtje pasi që ka sulmuar një zyrtar të Policisë.

Lajme

06/09/2018 10:51

Gjatë kontrollimit dhe identifikimit ka filluar lëvizjen duke ikur nga vendi i ngjarjes. I dyshuari ka ikur ime veturë dhe ka goditur zyrtarin policor në detyrë, i cili ka marrë tretman mjekësor.

I dyshuari më pas  është arrestuar nga policia në procedurën e kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 2.79 gr., dhe kokainë në peshë 0.26 gr.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Lajmi.net/