Ferizaj: Dorëzon armën me të cilën i biri kreu vjedhjen

Një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar vullnetarisht në polici revolen, për të cilën mendon se djali i tij i mitur e ka përdorur për të kryer një vjedhje të rëndë.

Lajme

20/04/2015 12:16

Ai i ka rrëfyer policisë se i biri, pasi ka kryer veprën kriminele, është fotografuar me revolen në dorë dhe më pas foton e ka postuar në Facebook.

Sipas raportit të policisë, prindi ka dorëzuar një revole të tipit Ekol të kalibrit 9 milimetra dhe një karikator pa municion.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në praninë e prindit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njoftoi policia e Ferizajt.