Bie nga kati i 7-të, vdes 25-vjeçari

Një punëtor 25 -vjeçar nga Ferizaj ka humbur jetën dje aksidentalisht. Ai derisa po punonte në një ndërtesë, ka rrëshqitur nga skela dhe ka rënë në tokë.

Lajme

25/05/2016 15:39

Lajmi.net ka mësuar nga dëshmitarë të rastit se 25-vjeçarit edhe pse i është ofruar ndihma menjëherë nga kolegët e tij të punës, duke e dërguar me urgjncë në spital, ai nuk ka arritur të u mbijetojë plagëve.

Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj ka thënë për lajmi.net se ende nuk janë të njohura shkaqet se si ka ndodhur aksidenti dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. /lajmi.net