Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Policia e rajonit të Ferizajt ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje.

Lajme

09/11/2017 11:16

 

Sipas policisë i arrestuari së bashku me një person tjetër më 06.110.2017 kanë vjedhur para dhe pajisje tjera në një lokal.

“Rasti ka ndodhur  me 06.11.2017 rreth orës 04:00  në rrugën ,,Brahim Ademi” në Ferizaj, ku të dyshuarit,  E.A. (m/ sh/k  22 vjeç) dhe  F.S.  kanë hy me forcë në një lokal biliardoje dhe kanë vjedhur  110 (njëqind e dhjetë)   euro para të gatshme ,një tv Plazma dhe një Laptop  e pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes,ku pas pak kohe nuk i janë ndalur patrullës policore dhe në ikje e sipër,kanë braktisur veturën dhe janë arratisur në drejtim të panjohur”.

“Automjeti është konfiskuar dhe në të njejtin janë gjetur dhe konfiskuar edhe sendet e vjedhura. I dyshuari E.A.është intervistuar në prani të  mbrojtësit të caktuar sipas detyrës zyrtare,i cili në tërësi ka pranuar veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj tij  është shqiptuar masa e ndalimit  për 48 orë,ndërsa i dyshuari i dytë është në kërkim”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/