Ferizaj, 500 mijë euro për dy projekte sportive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka qenë në Ferizaj me ç’rast edhe ka nënshkruar dy memorandum për përkrahjen e sportit.

Lajme

25/04/2018 15:31

Kryetari i Agim Aliu, është shprehur se këto memorandume kanë rëndësi tejet të veçante për qytetin me vet faktin se kështu sporti ferizajas po ecën për para, njofton Klan Kosova.

“Salla e sporteve që do të bëhet në fshatin Greme, do të jetë një objekt tepër i veçante dhe një kthim pikërisht i taksave të taksapaguesve ndër më të mëdhenjtë në Republikën e Kosovës, si fshat sepse Gremja dihet që ka një komunitet të fuqishëm të bizneseve dhe pikërisht ne po ndërtojmë atje, një sallë të sporteve për t’ju shërbyer për të gjithë komunitetin atje, qoftë për komunitetin  e qytetarëve,  sportistëve, por edhe të bizneseve në kuptimin të organizmit të panaireve dhe prezencave të tjera të cilat mund të jenë”.

“Gjithashtu sot nënshkruam edhe marrëveshjen për mbështetje,  respektivisht ankesë të renovimit të stadiumit, por po ashtu u dakroduam që të mbështesim edhe aktivitetet tjera kulturore, ashtu siç e thamë, Ferizaj është qytet i ri, por me një traditë në ngjarje dhe evente të ndryshme kulturore, madje Ferizaj ka një traditë shumë të veçante sa i përket pikërisht Festivalit të Teatrove  dhe ne morën zotimin e ministrit që do të mbështesë aktivitete të tilla,  krahas edhe zgjidhjeve të tjera që kërkohen për teatrot”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka thënë se për të është një ditë shumë e veçantë,  sepse po nënshkruhen dy memorandume shumë të rëndësishme.

“Nënshkrimi i këtyre memorandumeve shkon drejtpërdrejt në rregullimin e infrastrukturës sportive për të rinjtë e Ferizajt,  dhe padyshim është një moment shumë i rëndësishëm edhe për mua si ministër”.