Ferid Agani jep dorëheqje?

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mendon se ministri i Mjedisit, Ferid Agani duhet të jap dorëheqje.

Lajme

15/06/2016 17:37

 

Ndaj Ferid Agani, Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë për rastin “Stenta”. Ai akuzohet me 63 persona të tjerë.

Agani, në kohën e skandalit “Stenta” ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Të pandehurit, përfshirë edhe Ferid Aganin, janë akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4  lidhur më nenin 31 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më ligjin për prokurimin publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si  dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, për periudhën 2011 -2015, i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat IMH në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës ashtu që në vend që të lejoheshin pagesat deri ne 70% të shpenzime për trajtim mjekësor, të njëjtit lejuan pagesat prej 100 % edhe për rastet kur nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, pra për rastet kur pacientët nuk ishin invalidë të luftës ose raste sociale. /Lajmi.net/