Ferguson ua realizon ëndrrën tifozëve të Unitedit, rikthehet edhe një herë në bankinë

Sir Alex Ferguson do të rikthehet në bankinë, ndoshta për herë të fundit.

Sport

16/02/2019 12:06

Tifozët e Manchester Unitedit tani mund të ndjehen të gëzuar, pasi Sir Alex Ferguson ka vendosur të rikthehet në bankinë, për të drejtuar ‘Djajtë e Kuq’ në ndeshjen kremtuese të 20 vjetorit të suksesit të trefishtë në vitin 1999 kundër Bayern Munich.

Manchester United në vitin 1999, kishin një sezon mbresëlënës duke triumfuar në Premierligë, FA Cup dhe në Ligën e Kampionëve.

Teddy Sheringham dhe trajneri aktual i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, kishin shënuar në minutat e fundit të finales kundër Bayern Munich, për të realizuar një nga përmbysjet më të mëdha në histori të futbollit.

Tifozët e Manchester United janë në pritje të konfirmimit të pjesëmarrjes edhe të disa yjeve tjerë, si Ryan Giggs, Gary Neville, Ole Gunnar Solskjaer./Lajmi.net/