Ferguson kërkoi ndihmë nga gjyqtari

Sir Alex Ferguson përdori disa taktika të jashtëzakonshme në mënyrë që t’i ndihmojë Manchester Unitedit të fitojë titullin e kampionit më 1997, ka njoftuar ish gjyqtari Dermot Gallagher. Ferguson, tani i pensionuar, asnjëherë nuk hezitonte të fliste në veshin e gjyqtarëve dhe Gallagher ka përmendur një shembull të kësaj nga dueli kundër Middlesbrough, në fund…

Sport

06/02/2014 17:39

Sir Alex Ferguson përdori disa taktika të jashtëzakonshme në mënyrë që t’i ndihmojë Manchester Unitedit të fitojë titullin e kampionit më 1997, ka njoftuar ish gjyqtari Dermot Gallagher.

Ferguson, tani i pensionuar, asnjëherë nuk hezitonte të fliste në veshin e gjyqtarëve dhe Gallagher ka përmendur një shembull të kësaj nga dueli kundër Middlesbrough, në fund të sezonit 1996-97.

“Ishte dukë rënë shi i madh dhe Fergie më shty anash duke më thënë: ‘Ma bë një nder, ndërpreje ndeshjen”, deklaroi Gallagher për Sportlobster TV.

“E pyeta pse dhe ai më tha. ‘Nuk ka se ku të vendoset kjo ndeshje dhe Premierliga do ta zgjerojë sezonin. Dhe, ne kemi shanse më të mira të fitojmë ligën në Old Trafford’. Në fund të pjesës së parë United ishte duke humbur 3:1 dhe fusha ishte si një pishinë. Derisa ishim duke dalë ai tha: ‘E di se jemi duke humbur 3:1 por të lutem ndërpreje, na nevojitet një ndihmë këtu’. Ata arritën të barazojnë në 3:3 dhe në minutën e fundit Dennis Irwin vrapoi në zonë duke u rrëzuar para Stretford Ende dhe unë nuk akordova asgjë”, shtoi ai.

“Pas përfundimit të takimit Fergie vrapoi drejt meje duke më thënë se nëse do të dal për darkë atë natë. I thash ‘jo’, dhe ai më pyeti: ‘Pse po largohemi kaq herët pra?”.

Interesant, statistikat tregojnë se pasardhësit të Fergusonit në United i janë akorduar mesatarisht 40 sekonda më pak të minutave shtesë për dallim nga trajneri legjendar.