Ferguson: Finalja me Chelsean, ja për çka ndjej keqardhje të madhe

Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ndjenë keqardhje për një gjë nga finalja e vitit 2008, ku skuadra e tij mposhti Chelsean.

Sport

21/03/2017 21:52

Unitedi kishte arritur që në finalen e zhvilluar në Rusi të mposht Chelsean, pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1.

“Kisha në banikë shumë lojtarë të mëdhenj, skuadër të fortë”, ka deklaruar Ferguson, teksa kujtonte finalen me Chelsean.

“Problemi i vetëm në atë ndeshje, për të cilin ndjej keqardhje, ishte lënia në bankinë gjatë gjithë ndeshjes e Ji-Sung Park. Ai ishte një lojtar që kishte rol të madh, dhe për ne në finale, këto gjëra nuk janë të lehta”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6