Ferdinand: Real Madrid – Atletico Madrid, ky futbollist do ta vendos finalen (FOTO)

Rio Ferdinand beson se Cristiano Ronaldo do të jetë hero i finales në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Sport

28/05/2016 09:27

Rio Ferdinand beson se askush tjetër para Cristiano Ronaldos nuk do të jetë hero i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ish qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit nuk beson se Antoine Griezmann ose Gareth Bale mund të dalin në skenë para Ronaldos, sonte në finalen e madhe në Milano.

“Gareth Bale ka bërë punë të mrekullueshme në Real por ju nuk mund të shikoni përtej Ronaldos”, deklaroi Ferdinand për “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

“Në secilën  prej tri sezoneve të fundit ai ka realizuar më tepër se 50 gola. Kur ne ishim në United të gjithë gjithmonë thoshin se ai do të bëhet futbollist i klasit botëror. Kjo nuk ishte asnjëherë në dyshim”, theksoi ai.