Ferdinand: Pogba, material për Topin e Artë

Rio Ferdinand është i bindur se mesfushori i Juventusit, Paul Pogba do të bëhet futbollisti më i mirë në botë në vitet e ardhshme.

Sport

16/09/2015 12:52

Paul Pogba do të bëhet futbollisti më i mirë në botë në vitet e ardhshme, sipas Rio Ferdinand.

22-vjeçari është një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim, pas shkëlqimit në Juventus ku erdhi nga Manchester United më 2012.

Dhe, Ferdinand beson se francezi ka të gjitha ato që nevojiten për të arritur në kulm.

“Mendoj se ai ka personalitetin për t’u bërë më i miri”, deklaroi mbrojtësi i pensionuar për “BT Sport”.

“Mendoj se Pogba vërtetë do të bëhet më i miri në botë në tre ose katër vitet e ardhshme. Ai ka personalitetin dhe dëshirën për t’u bërë më i miri. Potencialisht, Pogba mund të bëhet fitues i Topit të Artë”, u shpreh ai.