Ferdinand me deklaratën e vitit për kartonin e kuq të Ronaldos

29 minuta dhe një karton i kuq. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë do ta shpjegojë raporti i gjyqtarit. Gjithsesi, ndeshja e parë e Ronaldos në Champions me Juventus nuk ka zgjatur shumë.

Sport

20/09/2018 16:14

Ka qenë një skenar i paimagjinueshëm, apo jo? Dikush nuk ka qenë aspak i befasuar për atë ka ndodhur.

Rio Ferdinand, ish-shok skuadre i portugezit te Manchester United, nuk ka qenë i qartë për arsyen e kartonit të kuq, por nuk është befasuar nga përjashtimi i yllit të Juventus nga fusha e lojës. “Kartoni i kuq më duket i ekzagjeruar dhe besoj se skualifikimi mund të apelohet”, ka thënë ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”.

Gjithsesi, një reagim i tillë ndaj një provokimi nuk mund të përjashtohet kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo-n, i cili nuk i ka për herë të parë këto shpërthime, siç ka konfirmuar vetë Ferdinand…

“Cristiano mund të jetë shumë i paparashikueshëm. E kupton kur luan me të dhe ndan dhomat e zhveshjes me të. Ndonjëherë zemërohet dhe fillon të kafshojë gjërat”, ka thënë ai.