Ferdinand: Ky është dallimi mes Messit dhe Ronaldos

Rio Ferdinand ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë të ndryshëm me njëri-tjetrin.

Sport

02/12/2015 17:10

Ish futbollisti i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka thënë se Messi dhe Ronaldo janë të ndryshëm, por ka insistuar se jemi me fat që jetojmë në epokën e tyre.

Sipas Ferdinand, Lionel Messi  Messi është artist, gjeni, ndërsa Cristiano Ronaldo makinë.

“Janë dy yje të ndryshëm. Mënyra më e mirë për të përshkruar Messin është si gjeni. Ai nuk është dashur të jetë aq i mirë. Ndërsa nëse dëshironi të ndërtoni një futbollist atëherë jo do të merrni Ronaldon. Ai është si një makinë dhe e ka bërë vetën superyll”, tha ai.