Ferdinand: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes, Suedia – Anglia

Rio Ferdinand beson se skuadra e tij do të vazhdojë rrugëtimin në garën e madhe në Rusi.

Sport

07/07/2018 15:03

Rio Ferdinand ka parashikuar fitoren e Anglisë ndaj Suedisë në duelin e tyre sot në çerekfinalen e Kampionatit botëror 2018.

Ish mbrojtësi i Anglisë beson se skuadra e tij do të vazhdojë rrugëtimin në garën e madhe në Rusi.

“Tung njerëz, si ka shkuar dita juaj? Suedi – Angli, në Kampionatin botëror në Rusi”, deklaroi Ferdinand, përcjell “lajmi.net”.

“Unë ndihem mirë, duhet të luajnë mirë. Përpara Anglia. Angli – Suedi, 1:0. Shkojmë, shkojmë”, u shpreh ai. Ballafaqimi mes Anglisë dhe Suedisë do të fillojë në ora 16:00. /Lajmi.net/