Ferdinand i pamëshirshëm me kritikat ndaj Jorginhos

Ish mbrojtësi i Manchester United nuk ka  kursyer kritikat e tij për yllin e Chelsea, Jorginho.

Sport

19/01/2019 23:58

Jorginho aktualisht konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në pozitën e tij, madje ishte transferuar nga Napoli në Chelsea me shumë bujë.

Lojtari pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri për mënyrën se si shpërndan lojën, mirëpo duket se të tjerët nuk e pëlqejnë atë.

Nga ata që se pëlqejnë brazilianin me pasaportë italiane është edhe ish mbrojtësi i Man Utd, Rio Ferdinand.

“Sa asistime ka Jorginho këtë sezon? Rreth 2000 pasime dhe asnjë asistim” ka thënë fillimisht Ferdinand për “BT Sport”, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk mund të vrapojë në mesfushë. Në ndeshje si kto ti duhet të vraposh. Ai s’mund të vrapoj” ka thënë tutje ish reprezentuesi anglez.

“Kështu që, ai nuk jep asgjë në fazën defensive, dhe nuk mund të jap shumë në fazën e fundit të sulmit” ka thënë ndër të tjerash Rio.

Chelsea është mposhtur sot në derbin e Londrës nga Arsenal, me rezultatin 2:0, në një ndeshje që Jorginho nuk tregoi aq shumë. /Lajmi.net/