Ferdinand harron futbollin, bëhet boksier (FOTO)

Rio Ferdinand është bërë boksier.

Sport

19/09/2017 10:28

Rio Ferdinand ka bërë të ditur se do ta fillojë një karrierë të re si boksier.

Dhe, ai synon të sigurojë një meç për titull brenda vitit.

Ish futbollisti i Manchester United dhe Kombëtares angleze është duke punuar me ish kampionin e botëqs, Richi Woodhall derisa synon ta fillojë karrierën e re në ringun e boksit, përcjell “lajmi.net”.

Ferdinand ka marrë leje për stërvitje nga British Boxing Board of Controll dhe planifikon të zhvillojë meçe në 12 muajt e ardhshëm.

Ferdinand ka përfunduar karrierën si futbollist ku pjesën më të gjatë e kaloi te skuadra e Manchester United. /Lajmi.net/