Ferdinad kërkon që United të transferojë Griezmannin para James

Rio Ferdinand dëshiron që Manchester United të nënshkruaj me Antoine Griezmann para James Rodriguez.

Sport

25/05/2017 20:43

Manchester United prej kohësh janë të lidhur me transferimin e këtyre dy yjeve, që luajnë për skuadrat e Madridit.

Griezmann nuk ka pak ditë që ka pranuar mundësinë e largimit nga Atletico Madrid në drejtim të Manchester United, ndërsa Rodriguez e ka të sigurt largimin nga ‘Santiago Bernabeu’, pasi nuk bën pjesë në formacionin startues të trajnerit Zidane.

“Për çfarë ka nevojë Manchester United, unë do të shkoj për Griezmann”, ka deklaruar Ferdinand, përcjell lajmi.net.

“Ata kanë marrë Mkhitaryan dhe Matan, lojtarët që luajnë në pozitën 10, ku edhe Rodriguezit i pëlqen të luaj, kështu që unë do të preferoja Griezmannin”./Lajmi.net/