Ferati: Ndërtimi i murit, tendencë për të mbajt veriun në tension

Afër urës së Ibrit në Mitrovicë është ndërtuar një muri, ndërtimi i të cilit ka bërë që të reagoj dhe BE-ja dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila mbajti takim urgjent me Grupin punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit.

Lajme

08/12/2016 10:30

Ministrja Tahiri theksoi se ngritja e këtij muri është në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ajo kërkoi masa nga qeveria për të ndaluar këtë ndërtim ilegal.

Maja Kocijançiq deklaroiar se BE-ja është duke shqyrtuar raportimet për ndërtimin e këtij muri.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë për lajmi.net, se ky muri nuk i shërben aspak situatës në veri dhe thotë se ekziston çdoherë tendencë për tensione.

“Nuk jam i informuar aq mirë mbi çështjen e murit, po lexoj, se atje është duke u ndërtuar një muri, një shpjegim është ajo nuk lidhet me urën dhe nuk e pengon qarkullimin dhe një tjetër është që është jashtë marrëveshjes”.

Sipas, ish- ministrit të pushtetit lokal,  ato mure nuk janë që i shërbejnë lëvizjes, por nuk e di se në çfarë pozicioni është vet muri dhe cili është roli i atij muri.

“Duke e ditur çdoherë se cila është situata në veri, mendoj se është gjithmonë një tendencë që atje më mbajte tension. Në çdo rast ato mure nuk janë që i shërbejnë lëvizjes, por nuk e di se në cfarë pozicioni është vet muri dhe çka është roli i atij muri”, përfundoi Ferati. /Lajmi.net/