Fenomeni Trump shqetëson Evropën, BE thërret mbledhje urgjente

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të mbajë takim urgjent të dielën.

Bota

10/11/2016 21:26

Kjo mbledhje urgjente vije pasi republikanit Donald Trump-it, iu dha e drejta nga vota elektorale të jetë president i shtetit më të fuqishëm në botë.

Ishte planifikuar që ministrat të mbanin takim të rregullt mujore në Bruksel, por fitorja e papritur e Donald Trump ka shkaktuar shqetësim në Evropë, transmeton lajmi.net.

“Mund të konfirmoj se shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini u kërkoi ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së që të dielën në mbrëmje në një darkë joformale të diskutojnë progresin në marrëdhëniet midis BE-së dhe SHBA-së, pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara,” tha zëdhënësja e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme.

Më parë, zyrtarët e shquar të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, dhe Jean-Claude Juncker kanë thënë se “sot është më e rëndësishme se kurrë të forcohen marrëdhëniet transatlantike”.

Tramp u zgjodh presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara, duke mundur rivalin demokrate Hillary Clinton. /Lajmi.net/