Fenomeni përgjigjet në pyetjen Messi apo Ronaldo

Pyetja më e shpeshtë sot në futboll, i është bërë edhe fenomenit brazilian, Ronaldos.

Sport

27/05/2017 18:23

Dy herë fituesi i Topit të Artë, është përgjigjur në pyetjen nëse më i mirë është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Fenomeni për dallim nga të tjerët, e ka pasur të vështirë t’i ndajë, duke i cilësuar të dytë fantastikë.

“Të dy janë fantastikë”, u përgjigj fillimisht fenomeni kur u pyet nëse më i mirë është Messi apo Ronaldo.

“Messi është më shumë argëtues me topin në këmbë, lëvizjet dhe gjithçka. Por numrat e Ronaldos nuk mund të injorohen. Kjo është një përballje mizore. Të dy janë të shkëlqyeshëm dhe meritojnë respekt”, ka shtuar ai./Lajmi.net/