Fenomeni në Mal të Zi që po lë gojëhapur të gjithë

Në fshatin Dinosha të Malit të Zi ekziston një pemë nga e cila rrjedh uji.

Fun

08/02/2018 16:23

Ky fenomen zakonisht shkaktohet nga reshjet e bollshme, të cilat i tejkalojnë burimet nënujore, dhe presioni shtesë buron në sipërfaqe, së bashku me rrënjët e pemëve, raporton “B92”.

Druri i treguar në video ishte i zbrazët, kështu që në një moment uji filloi të rrjedhë nga ai, transmeton Periskopi.

Banori lokal Emir Hakramaj thotë se ky fenomen ekziston rreth 20-25 vjet, ndoshta më gjatë dhe se pema është rreth 100 deri në 150 vjeç.