Fenomeni i rrallë i akullit (VIDEO)

1Më datë 13 shkurt 2016 në Liqenin Superior të Minesatas është regjistruar një moment interesant i thyerjes së akullit nga një anëtar i galerisë “Radiant Spirit”.

Bota

21/02/2016 14:08

Në këtë liqen në periudhën, kur koha fillon e nxehetë sipërfaqja e akullit që është formuar në ujë gjatë dimrit, fillon thyhet. Rrëshqitja që formojnë copëzat e akullit me lëvizjen e ujit nëpër to, ndërton një panoramë të mrekullueshme.

Akulli i hollë krijon tinguj si thyerja e xhamit. Pamjet janë marrë në vendin e ngjarjes me shpejtësi natyrale. Sipas Lisa Bore, hulumtuese në Institutin “Keri” për studimet e ekosistemit, kjo video na përkujton bukurinë dhe shpeshherë dinamikën e akullit në liqen./shekulli