Fenomeni i rrallë hënor do t’i japë qiellit të natës një shkëlqim të frikshëm

Eklipsi i parë hënor i ‘superhënës’ pas shumë viteve do t’i japë qiellit të natës një shkëlqim të frikshëm më vonë këtë muaj.

Fun

02/09/2015 10:15

Në varësi të kushteve të motit më 28 shtator, shikuesit fatlum do të jenë në gjendje që të shohin një hënë të plotë që duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, me një nuancë të kuqe.

Ky do të jetë eklipsi i parë hënor i ‘superhënës’ që nga viti 1982 dhe nuk do të ketë ndonjë tjetër deri në vitin 2033, thuhet sipas NASA-së, transmeton Lajmi.net.

Ngjarja e rrallë qiellore do të jetë e dukshme për vëzhguesit në Amerikë të Veriut dhe të Jugut, Afrikë, Azi Perëndimore, rajonin lindor të Oqeanit Paqësor dhe Evropë.

Në një video që shpjegon se çfarë të presim nga kjo ngjarje, NASA thotë se do të shohim një hënë të plotë dhe më të madhe – për rreth 14% në diametër. Më pas kjo superhënë do të kombinohet me një eklips hënor, i cili ndodh kur Hëna kalon pas Tokës në hijen e saj, duke i dhënë asaj një ngjyrë të kuqe. (Lajmi.net)

Shikojeni videon që e shpjegon NASA: