Fenomen i rrallë natyror, vorbull i madh uji formohet në bregdetin italian dhe kalon nëpër qytet

Një video është publikuar në internet në të cilën shfaqet një vorbull uji duke u formuar në bregdetin italian, para se të kalojë nëpër qytet.

Fun

02/12/2017 15:31

Videoja shfaq vorbullën afër Sanremos, në veriperëndim të vendit afër kufirit francez.

Vorbulla e madhe e ujit shihet duke kanosur ndërtesat – një fenomen i rrallë i cili zgjati për disa minuta, transmeton Gazeta Express.

Vorbulla shkaktoi dëme të mëdha në qytet, duke shkatërruar çatitë e ndërtesave, duke dëmtuar veturat dhe të paktën një person, thuhet sipas raporteve lokale.

Vorbullat e ujit janë kolona të reve që formohen mbi ndonjë trup uji – si det – të cilat pastaj fillojnë të rrotullohen.

Ato mund të zgjasin deri në një orë, edhe pse jetëgjatësia e tyre mesatare është 10 minuta. /Express