Femrat urgjentisht duhet të fillojnë ta luftojnë stresin, ja pse

Femrat të cilat janë në stres kanë dy herë më pak gjasa për të mbetur shtatzënë sipas studimit të fundit.

Lifestyle

14/09/2016 06:00

Studimi ka vënë në dritë dukurinë se stresi gjatë ovulacionit ulë fertilitetin duke sugjeruar femrat kështu që menjëherë të fillojnë ta luftojnë atë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Louisville kanë gjetur se së bashku me dukuri të tjera që ulin fertilitetin edhe stresi është pothuajse ngjashëm negativ në këtë aspekt, transmeton lajmi.net

“Disa individ janë skeptik për rezultatet e hulumtimit tonë, por në fakt gjendja emocionale dhe psikologjike luan një rol shumë të rëndësishëm në fertilitetin e femrave”, shprehet Dr. Kira Taylor, një epidemiolog nga Universiteti i Louisville.

Për këtë studim, janë bërë analiza tek 400 gra të moshës 40 dhe më të reja, për mënyren e jetesës së tyre, gjendjen emocionale dhe psikologjike e poashtu edhe atë të shëndetit fizik.

Ndërsa, gratë të cilat kishin nivel të lartë të stresit, mundësia e tyre për të mbetur shtatzënë kishte rënë për 46 për qind.

“Këto rezultate kanë shtuar prova në hulumtimet e tjera që ishin shumë të kufizuara sa i përket analizave dhe faktorëve negativ që ndikojnë në fertilitet”, tha Taylor.

“Sugjerojmë femrat që menjëherë të fillojnë procedura për luftimin e stresit të tilla si ushtrimet ose seancat për menaxhimin e stresit ose duke folur me ndonjë profesionist të shëndetit mendor dhe emocional”, përfundon Taylor./lajmi.net