Femrat që veshin këtë mbulesë Islame do të gjobiten me £6,500 në Zvicër

Burka, një lloj i mbulesës Islame që përdoret nga shumë gra myslimane, do të ndalohet në një regjion të Zvicrës, dhe ato të cilat do të vazhdojnë ta veshin atë do të gjobiten me £6,500.

Bota

26/11/2015 17:01

Veshja e burkas apo e nikabit është ndaluar në regjionin zviceran të Ticino-së dhe femrat të cilat do të vazhdojnë ta veshin atë edhe pas aprovimit të këtij ligji, do të përballen me një gjobë prej £6,500.

Parlamenti i këtij regjioni miratoi ligjin të hënën, duke ndaluar mbulesën e plotë e cila vishet nga shumë femra në vende myslimane, në vazhdën e alarmeve të rritura terroriste në të gjithë Evropën.

Tani veshja e kësaj mbulese konsiderohet një vepër penale në kantonin ku flitet italisht, në Zvicrën jugore. Me këtë ligj, gratë ndalohen që ta veshin këtë lloj mbulese në të gjitha vendet publike, duke përfshirë dyqanet, restorantet, ndërtesat publike dhe gjatë vozitjes së veturës, transmeton lajmi.net.

Nuk do të ketë përjashtime as për turistët, por format e tjera të mbulesës që shfaqin fytyrën do të lejohen. Pothuajse një e treta e votuesve mbështetën ndalimin në një referendum të kryer në shtator të vitit 2013, para se të miratohej nga Parlamenti.

Në Zvicër jetojnë rreth 400,000 myslimanë, që përbëjnë rreth 0.5% të popullsisë. (lajmi.net)