Femrat që ngjyrosin sqetullat (Foto)

Destiny Moreno, e cila është 17 vjeçe, shkoi në një sallon bukurie afër shtëpisë së saj me një ide të çuditshme. Ajo sapo hyri në sallon filloi t’i pyes punëtoret aty rreth ngjyrave të flokëve, derisa një punëtore e pyeti atë se si dëshiron t’i ngjyrosë flokët.

Fun

15/07/2015 10:00

“Unë dëshiroj t’i ngjyrosë sqetullat në fakt,” i tha Moreno. “Ajo më shikoi me habi për pesë sekonda, dhe pastaj filloi të qeshë dhe qeshte përgjatë gjithë ngjyrosjes,” thotë ajo.

Moreno më pas ditën tjetër postoi një video në YouTube, ku shfaqi qimet e ngjyrosura të sqetullave dhe u bë menjëherë hit në internet, transmeton Lajmi.net.

Pas kësaj video ajo morri shumë komente negative disa muaj më parë – duke përdorur ngjyra të ndryshme për qimet e sqetullave.

Më pas, në mbështetje të saj, shumë femra të tjera vendosën që t’i ngjyrosin qimet e sqetullave dhe t’i postojnë fotografitë e tyre në rrjete sociale.

Tani ‘ngjyrosja e qimeve të sqetullave’ është bërë pothuajse një trend, të cilin mund ta shihni më poshtë përmes fotografive.

Screenshot_4Screenshot_6 Screenshot_7 Screenshot_8