Femrat përjetojnë orgazmë edhe në gjumë

Shumë njerëz përjetojnë fantazi seksuale gjatë gjumit. Por, një studim i ri zbulon se disa njerëz madje edhe arrijnë orgazmën gjatë gjumit.

Lifestyle

14/12/2015 21:56

Përderisa është e njohur për të gjithë që gjatë pubertetit meshkujt mund të lëshojnë lëngun e tyre gjatë natës – një fenomen i njohur si “ëndrrat e lagura” – një hulumtim i ri sugjeron se kjo ju ndodh edhe femrave, gjithashtu.

Hulumtuesit amerikanë gjetën se 37% e femrave kanë përjetuar një orgazmë në gjumë nga mosha 45 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Në fakt, një mesatare e grave të studiuara kishin orgazma nate vazhdimisht nga adoleshenca deri në moshën 50 vjeçare.

Një grua tha për Broadly se ajo përjeton orgazma gjumi kur kalon nëpër një “thatësire seksuale” dhe e përshkruan këtë si një “dhuratë nga truri”.

Jade, 24 vjeçe, thotë se asaj kjo i ndodhë dy herë në javë, një herë duke përdorur duart e saj në gjumë dhe në rastet e tjera pa i përdorur ato.

Në krahasim, 83% e meshkujve raportuan lëshim të lëngut gjatë natës me ose pa ëndrra, gjeti raporti.