Femrat në bujqësi: Ministria e Bujqësisë mbështetë me grante 63 fermere me 2 milionë e 700 mijë euro

Kush ka thënë se femrat nuk merren me bujqësi? Vitet e fundit femrat kanë nisur ta shohin këtë sektor si të mirë për të hapur biznes.

Lajme

04/10/2015 12:22

Madje shumë prej tyre ato janë përkrahur në masë të madhe nga shteti për të hapur dhe zhvilluar biznesnin e tyre. Femrat, sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, merren me gati secilin sektor; pemët manore, pemët drufrutore, bletari, sektorin e mishit, prodhimin dhe përpunimin e qumështit, prodhimin dhe përpunimin e perimeve dhe turizëm rural.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur listat e përfituesve të granteve dhe në 389 prej tyre përfitues janë edhe 63 femra nëpër sektorë të ndryshëm.

Mbeshtetja totoale për projektet e të gjitha këtyre përfituesve është 2 milionë e 7 89 mijë e 606 euro.

Investimet totale të MBPZHR-së për këtë vit në projekte zhvillimore në bujqësi, janë mbi 19 milionë e 300 mijë euro. Nga indikatorët e përgatitur, bazuar në projektet e fermave, do të hapen 1449 vende të reja pune direkte dhe të rregullta. Nga impakti i këtyre investimeve dhe vendeve të rregullta të punës, do të hapen edhe rreth 1000 vende pune indirekte në sektorë që ndërlidhen me bujqësinë. Në total, numri i vendeve të reja të punës, të rregullta dhe indirekte shkon në rreth 2500. (lajmi.net)