Femrat me të pasme të mëdha, më të zgjuara dhe më të shëndetshme

Lajm i mirë për Kim Kardashian.

Lifestyle

17/02/2016 14:41

Një studim i Universitetit të Oxford-it zbulon se femrat me të pasme më të mëdha janë stereotipikisht më të zgjuara dhe më të shëndetshme.

Nëse ndonjëherë do të të duhej ndonjë arsyetim për ta ngrënë një biskotë çokollate, kjo mund të jetë një prej tyre, transmeton lajmi.net.

Në këtë studim, i cili analizoi të dhënat e 16,000 grave, Universiteti i Oxford-it gjeti se gratë me të pasme më të mëdha se mesatare nuk janë vetëm më të zgjuara, por gjithashtu mund t’i rezistojnë më mirë sëmundjeve kronike.

Kërkuesi udhëheqës në këtë studim, profesori Konstantinos Manolopoulous komentoi: “Ideja që distribuimi i dhjamit në trup është i rëndësishëm për shëndetin dihet për ca kohë. Gjithsesi, vetëm kohëve të fundit kemi zbuluar një lidhje mes dhjamit afër kofshëve dhe tolerancës ndaj sëmundjeve.”/lajmi.net.

Vajza, gëzohuni!