Femrat joshen nga meshkujt që fizikisht duken të fortë

Studimi i hulumtuesve nga Universiteti Griffith në Queensland ka treguar se femrat joshen seksualisht nga meshkujt që fizikisht duken të fortë.

Lifestyle

29/01/2018 20:04

Pas ekzaminimit të 150 femrave, hulumtuesit kanë mundur të konstatojnë se sa ‘seksi’ është një mashkull duke u bazuar në tri gjëra: sa duket i fortë fizikisht, sa është i gjatë dhe sa i hollë është.

Hulumtuesit u kanë shfaqur femrave fotografi të meshkujve, pas së cilave femrat e kanë bazuar joshjen në forcë fizike.

Pavarësisht se disa femra i kanë preferuar meshkujt me “fytyrë femërore”, thuajse të gjitha u kanë jap përparësi meshkujve të cilët konsiderohen fizikisht të fortë, dhe kështu meshkujt që duken më të fortit klasifikohen si më joshësit.

Veç kësaj, 80 për qind e joshjes fizike kishte qenë gjatësia. Autorët e studimit kanë konstatuar se femrat i zgjedhin meshkujt duke u bazuar në shenjat e aftësive të tij për të ‘luftuar’.

Në anën tjetër, studimi nga ‘Match.com’ ka treguar se femrat joshen nga meshkujt e shkurtër dhe tullacë.

Prandaj, kombinimi ideal për t’i joshur femrat është të jeni të shkurtë, tullacë dhe muskulorë!